Prokuroria e Posaçme mbylli dje hetimet ndaj çështjes, Alma Kaçi paraqitet në SPAK

Alma Kaçi është paraqitur mëngjesin e së premtes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ditën e djeshme u njoftua se SPAK mbylli hetimet për të dhe ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin, për video-skandalin.

Kaçi shkoi në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm (10 nëntor) me një automjet të forcave të policisë.  Pritet që asaj t’i komunikohet zyrtarisht akuza për korrupsion aktiv.

40-vjeçarja Alma Kaçi, akuzohet  për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë“, neni 245 i Kodit Penal, ku nëse do provohet akuza, ajo mund të dënohet me burg nga një deri në 5 vjet.

51-vjeçari Safet Gjici akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” neni 260 i Kodit Penal, ku nëse do provohet akuza. ai mund të dënohet me burg nga nga 2, deri në 8 vjet.