Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Gjokë dhe Eduart Gurrës pasditen e djeshme në hyrje të fshatit Sumë në Shkodër. Deri në këtë fazë të hetimit, dyshohet se në këtë krim të rëndë ka marë pjesë një person i vetëm. 8 gëzhojat janë çuar për ekspertizë balistike dhe daktiloskopike me shpresën e gjetjes së gjurmëve të gishtave.
Babë e bir janë qëlluar të dy në makinë, dhe policia kur ka mbëritur në vendin e ngjarjes ka konstatuar të dyja viktimat brenda në mjet. Deri tani një person dyshohet si autor i vrasjes, ndërsa ende nuk bëhet publik emri i tij. Babë e bir udhëtonin së bashku me fuoristradë drejt fshatit të origjinës Sumë, me qëllim për të parë banesën e tyre të djegur qëllimisht, por gjatë rrugës në hyrje të fshatit ata kanë rënë në pritë duke u qëlluar befasisht me kallashnikov.
Ndërkohë, në këtë ngjarje policia e Shkodrës, ka hasur në vështirësi në personelin e hetimit të krimeve, për shkak se 4 ditë më parë me kërkesë të AMP-së dhe gjykatës së Shkodrës, u pezulluan nga detyra i gjithë zinxhiri komandues i hetimit të krimeve nga drejtori i hetimit deri tek disa inspektorë zone.
Veç hetimit për kultivimin e drogës në njësinë administrative Pult, ku mbeti i vrarë Gjokë dhe Eduard Gurra, tashmë një tjetër pistë hetimore ku është përqëndruar policia është dhe një konflikt i ndodhur 1 vit më parë mes Gjokës dhe një bashkëfshatari të tij.
Gurra që dikur ka shërbyer në policinë e Shkodrës, kohët e fundit meren me aktivitetin e tregtimit të lëndës drusore për zjarr. Ai kishte zënë disa zona pyjore për ti prerë dhe lëndën drusore e zbriste në Shkodër ku e shiste. Për shkak të këtij aktiviteti Gurra, një vit më parë është konfliktuar me një bashkëfshatarin e tij, me të cilin janë zënë me grushta. Konflikti është mbyllur më heshtje, por ky sher mund të ketë sherbyer si indicie për goditjen e babë e bir me armë kallashnikov.