Një ngjarje e rendë ndodhi pasditen e sotme ku babai, dy djemtë e tij dhe nipi janë mbytur në hidrocenralin e Banjës në Gramsh.
Policia njoftoi se viktimat janë Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu si dhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç. Kjo ngjarje e rêndë vjen pas asaj të Kavajës ku pak ditë më pare humbi jetën në det babai me dy djemtë e mitur.
Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, po sot u raportuan dy jetë të humbura në det, në Durrës dhe Lezhë.