Një incident i pazakontë ka ndodhur sot brenda kafazit të xhamit në sallën e GJKKO-së ku të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës janë konfliktuar fizikisht.
Sipas raportimeve, Aleksandër, Kristi dhe Fatjon Bushgjokaj, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit kanë dhunuar bashkëpunëtorin e tyre në krim, Petrit Çakrri, i cili në këtë seancë paraprake, ka filluar të dëshmojë për ngjarjen.
Mësohet se gjatë incidentit, Petrit Çakrri është goditur me grushte dhe është përplasur pas murit, ndërsa ndërhyrja e forcave të sigurisë ka qenë e menjëhershme për të neutralizuar situatën.
Si pasojë e përplasjes fizike, raportohet se janë lënduar edhe tre efektivë të togës së shoqërimit të të burgosurve, të cilët ndërhynë për të ndalur konfliktin mes të pandehurve.
Pas këtij incidenti janë ndërprerë të gjitha seancat
Kujtojmë se Renis Dobra u mor peng, u mbyt dhe u hodh se bashku me makinën e tij në liqenin e Shkopetit nje vit me pare. Shkak dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës.