“Furtunë” në burgun e Durrësit pas arratisjes së Ndocit, shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues

Pas drejtorit të burgut të Durrësit, është shkarkuar i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, pas arratisjes së Altin Ndocit një ditë më parë, ndërsa pavarësisht kërkimeve, ai vijon ende të jetë në arrati.

Mësohet se është shkarkuar kryeinfermieri dhe policët e burgjeve, të cilët më herët ishin pezulluar nga detyra.

Konkretisht janë shkarkuar nga detyra:

* z. Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP Durrës;

* z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;

* z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);

* znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;

* z. Aulon Quku – Kryeinfermier;

* z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.