Pas betimit në Presidencë, Ministrja Albana Koçiu thërret në takim kupolën e Policisë së Shtetit

Ministrja e re e Brendshme, Albana Koçiu fill pas betimit në Presidencë ka nisur me detyrën e re ku mësohet se ka thirrur për takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ilir Proda, kupolën drejtuese të Policisë si dhe drejtorët e qarqeve.

Takimi do të zhvillohet në Ministrinë e Brendshme ku do të bëhet edhe prezantimi i Koçiut.

Albana Koçiu është e para grua që merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme në vend. Emërimi i saj në krye tëb kësaj ministrie ishte surpzrizë për vetë Koçiun, por edhe publikun e gjerë kur emri i saj u bë publik nga kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.

“Drejtimi i ministrisë së Brendshme do t’i besohet një gruaje. Sipas meje ka një arsye të fortë për këtë zgjedhje. Punët e brendshme nuk janë vetëm punët e policisë. Jo vetëm se ligji ynë, ai i shkruari dhe i pazbatuar e thonë në të gjithë gjatësinë që ministria e Brendshme nuk bën punë policore dhe ministri i brendshëm nuk është kryepolici, mbi të gjitha në punët e brendshme një ndryshim është një pikënisje e logjikshme”- tha Rama.