Në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë nga e mërkura, deri më 19 nëntor do të mbahet panairi i 26-të i librit, një ngjarje mbarëkombëtare e kulturës që pritet me shumë interes.
Këtë vit një sërë shkrimtarësh të huaj pritet të jenë pjesë e këtij aktiviteti. Janë pothuajse 100 ekspozues dhe të gjithë do të kenë mundësi jo vetëm të zgjedhin librat që dëshirojnë por gjithashtu të marrin pjesë në aktivitete, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me autorët dhe studiuesit.
Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me të autorë dhe studiues.
Disa nga të ftuarit e huaj, që do të jenë pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme, në Panairin e 26 të Librit janë Lilian Thurami, futbollisti i shquar francez i cili do të prezantojë librin “Mendimi i bardhë”, shkrimtari italian Alessio Puleo, shkrimtarja italiane Viola Ardone, Ilide Carmignani një nga përkthyeset më të shquara italiane, e njohur veçanërisht si “zëri” i Luis Sepúlvedas, Roberto Bolaños, Jorge Luis Borgesit, Julio Cortázarit etj.
Panairi i parë i librit në Tiranë ishte panairi “Tirana 1998”, i organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë nga 16 deri 20 dhjetor 1998. Prej atij viti ky organizim është mbajtur rregullisht.