Operacioni ‘Revanshi’ goditi 7 grupe kriminale, SPAK mbyll hetimet për të pandehurit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka nisur komunikimin e akuzave për anëtarët e shtatë grupeve kriminale që u goditën në kuadër të operacionit “Revanshi” ndërsa sekuestroi pasuri në vlerën e 4.5 milionë eurove, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

Grupet kriminale vepronin në një territor të gjerë, si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli dhe pjesë e tyre ishte dhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka apo drejtori i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri.

Në kuadër të operacionit, janë arrestuar 20 persona, 14 prej të cilëve brenda territorit të Shqipërisë dhe 6 jashtë saj, përkatësisht në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.

Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. 

Grupet kriminale që u goditën nga SPAK:

Ervis Martinaj       Fushë-Kuqe
Arben Ndoka         Lezhë
Emiljano Shullazi  Durrës
Astrit Avdulaj        Durrës
Durim Bami          Fushë-Krujë
Duka-Hyseni         Tiranë dhe Vlorë
Edison Reçi           Rrëshen