Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Skuraj të Kurbinit ku një 61 vjeçar ka vdekur tragjikisht në vendin e punës.
Mësohet se Fatmir Haxhiu ka qenë duke punuar kur aksidentalisht ka rënë në pjesët e makinerisë së përpunimit të inerteve në lumin Mat duke marrë plagë të rënda.
Ai është dërguar për ndihmë mjekësorë në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve që kishte marrë, duke ndërruar jetë.
Policia ka bllokuar aktiviteten e lavatriçes së përpunimit të inerteve në shtratin e lumit Mat dhe ka shpallur në kërkim pronarin. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.