MESAZHI/ Mjekët detyrohen t’i bëjnë like postimeve të ministres Koçiu

Teksa dita ditës zbulohen skandale rreth shëndetësisë dhe kushteve në spitalet tona, shqetësimi i qeverisë është të marrin sa më shumë like në rrjete sociale.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila si kolegët e saj bën propagandë në rrjete sociale, duke mbyllur sytë me skandalet në shendetësi, duke filluar që nga spitali i onkologjikut, ka urdhëruar që mjekët t’i bëjnë like postimeve që ajo bën.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjete sociale, është bërë publik mesazhi që drejtoresha e spitalit psikiatrik në Vlorë Marjola Muhaj i ka derguar stafit, e mërzitur pasi nuk i kanë bërë like postimeve të ministes. Madje thotë se u është tërhequr vëmendja për angazhimin e dobët në pëlqimin e postimeve për grupin e spitalit psikiatrik.

Madje ajo ju kërkon që ta marrin shumë seriozisht pasi në fund të ditës bëhet edhe një raport për secilin prej tyre.

Edhe pse te spitali i Traumës rezonanca është jashtë përdorimit prej muajsh apo te Onkologjiku është denoncuar mungesa e ilaçeve për të sëmurët, për qeverinë, shqetësim është vetëm propaganda.