Merr flakë në ecje makina në Fier-Levan, shpëton mrekullisht shoferi, radhë e gjatë automjetesh në njërin krah të rrugës

Një automjet në lëvizje ka marrë flakë në autostrdën Fier-Levan. Ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të fshatit Mbrostar.

Drejtuesi i mjetit sapo ka parë tymin ka braktisur mjetin duke shpëtuar nga flakët. Në vendgjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Për pasojë, u krijua edhe radhë e gjatë automjetesh në njërin krah të rrugës.

Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve.