Qyteti i Vlorës vijon të përballet me problemin e djegies së fushës së mbetjeve. Pirgu i mbetjeve digjet herë në kulmin e sezonit turistik dhe herë në dimër.
Pasditen e kësaj të enjteje, vendgrumbulimin e mvetjeve u përfshi sërish nga zjarri. Mediat raportojnë se zjarri dyshohet i qëllimshëm, pasi brenda një kohe të shkurtër fusha e mbetjeve është rindezur disa herë.
Ky realitet i hidhur është kthyer në një makth për banorët e Vlorës, të cilët në vend të ajrit të pastër marrin si “peshqesh” tymin kancerogjen, që çlirohet si rezultat i djegies së mbetjeve.