Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili shprehet i shqetësuar mbi lirinë e fjalës në Europë.
Rubio thotë se aleancat e SHBA me partnerët europianë janë të ndërtuar mbi parime të përbashkëta, dhe një prej tyre është edhe liria e shprehjes.
“Aleancat tona me partnerët tanë europianë janë ndërtuar mbi parimet tona të përbashkëta, vlerat tona të përbashkëta… Një nga këto vlera dhe parime, shpresojmë, është liria dhe liria e shprehjes”, shkruan ambasada duke cituar Marco Rubion.
