Lajm i trishtë! Ndërron jetë poeti i njohur shqiptar, Agim Doçi

Poeti i njohur shqiptar, Agim Doçi është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë dhe bashkëpunëtorë të Doçit.

Prej disa ditësh, poeti ndodhej në spital në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të një hemorragjie cerebrale që kishte pësuar ndërsa mbylli sytë mëngjesin e kësaj të hëne.

Agim Doçi ka lindur më 9 maj 1948. Ai është autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.

Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden këngë shumë të njohura si “Marrshi i UÇK-së”, apo “A vritet pafajsia”.

Ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’. Për kontributin e tij në artin shqiptar, Presidenti i ndjerë Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh”.