Në një konferencë me gazetarët këtë të hënë, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal të vrasja e Alfred Dedjas dje në një lokal në Ndroq, ndërsa autor është Julian Gjoshi, kunat i Altin Hajrit.
Berisha tha se dje u ekzekutua dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, duke e konsideruar si njëriu që i dinte të gjitha në lidhje me ngjarjen e rëndë në kompleksin ku Prenga u rrëmbye dhe më pas u vra, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende.
Sipas Berishës, kjo vrasje është një vepër shtetërore mafioze.
“U ekzekutua në Ndroq dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriu që dinte të gjitha. Ai Dedja kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit. Imagjinoni ju një moment njeriun që e kishin liruar nga burgu këtë Julianin (Gjoshin) që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar tani e urdhëron në një akt in-ekstremis të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës. E gjitha kjo një vepër shtetërore mafioze. Mafia me shtetin të bashkuar”, u shpreh Berisha.
Sipas Berishës nuk ka pasur kurrë dëshirë për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës.
“E gjitha kjo për të mbyllur aferën sepse ju e dini se për Jan Prengën u akuzuan kamarierët e Altin Hajrit, ndërsa Altini është i lirë. Altini pastron oborrin. U detyrua të nisë kunatin e tij të kryejë vrasjen publike. Vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin, e mafies me shtetin. Ndryshe Dedja duhej të ishte një dëshmitar i çmuar, por nuk pati kurrë dëshirë për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës. Këto që shihni ju, dosjet, që të gjitha vijnë nga jashtë. Dumani i ka aty, fle mbi to”, u shpreh Berisha.