Krimi pushton Shqipërinë/ Tjetër atentat me armë zjarri, vritet një person në autostradën Vlorë – Fier

Nuk janë mbushur ende 24 orë nga ekzekutimi me armë zjarri i biznesmenit Bujar Nasufi në Tiranë, por një tjetër atentat ka ndodhur në vendin tonë.

Në autostradën Vlorë – Fier një person i identifikuar si Kristian Marku ka mbetur i vdekur në vend pasi është ekzekutuar me armë zjarri, ndërkohë që autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

“Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Kristian Marku nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin ndaj Saimir Reçit. Ai është nipi i  Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen në shtator të vitit 2023,