Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja e tij.
Padia në Gjykatën e Lartë, ku Meta kërkon heqjen e masës “arrest me burg” do të mbahet me datë 27 Nentor. Por ish-presidenti i vendit kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Panda.
Megjithatë kërkesa e ish presidentit nuk u pranua dhe u refuzua si e pabazuar.
Kujtojmë se Meta ndodhet në burg prej më shumë se një vitit, i akuzuar për tre vepra penale. Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehjen e pasurisë.
Pjesë e kësaj dosje janë edhe Pirro Xhixho, i akuzuar për korrupsion, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku, të dyja të akuzuara për pastrim parash.
Kujtojmë se Ilir Meta e ka cilësuar procesin ndaj tij farsë, ndërsa ka deklaruar se mezi po pret të përballet në gjyq.