I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari liron ish-të fejuarën që e mbante peng! RENEA negociata për dorëzimin e tij

Refit Buzi, i cili vrau mëngjesin e kësaj të premteje ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, ka liruar ish-të fejuarën, të cilën e mbante me forcë prej disa orësh.

Pas negociatave me forcat speciale RENEA, 35-vjeçari ka pranuar të lirojë gruan, ndërsa efektivët vijojnë përpjekjet për dorëzimin e tij.

Ai dyshohet se është i armatosur, ndërsa është rrethuar nga forcat e policisë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm, ku 35 vjeçari Refit Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakën, 58 vjeç, si dhe plagosi ish-vjehrrën, Belere Plakën, rreth 55 vjeçe.

Pas krimit autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-të fejuarën e tij, të cilën e liroi pas negociatave me RENEA-n.