I mori 4 mijë euro gruas nën hetim për të ndikuar te gjyqtari/ GJKKO lë në “arrest shtëpie” avokatin Bardh Koçi

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e arrestit në shtepi per avokatin Bardh Koçi, i cili akuzohet se në këmbim të shumave monetare do të nderhynte tek funksionaret e drejtesise per t’i lehetesuar pozitat penale nje personi nen hetim.

Pavarësisht se Koçi kërkoi masë më të lehtë sigurie me pretendimin se duhet të kujdesej për bashkeshoreten që ka probleme shendetesore, gjykata nuk bëri asnjë lëshim.

SPAK akuzon Koçin se i ka marrë 4 mijë euro një gruaja, e cila ndodhej në hetim, për të ndikuar te gjyqtari për zbutjen e pozitës së saj penale.

Ai po hetohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

Vendimi i GJKKO:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 03.03.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje të personit të arrestuar Bardhi Koçi”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 248, 228 e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 29, datë 03.03.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale, të caktuar ndaj të hetuarit Bardhi Koçi, i biri i Emin dhe i Lalote, i datëlindjes 29.01.1957, lindur në ****, dhe banues në ****, me shtetësi shqiptare, me gjendje civile i martuar dhe me dy fëmijë, me gjendje gjyqësore i padënuar më parë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.

2. Urdhërohet policia gjyqësore dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e këtij vendimi.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 (pesë) ditëve duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.