Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetari Aristir Lumezi

Ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare gazetari Aristir Lumezi. Mësohet se Lumezi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, që i mori jetën.

Aristir Lumezi me një ekperiencë prej dy dekadash në media, aktualisht ishte kryeredaktor i gazetës Panorama.

Aristir Lumezi ka dhënë një kontribut të vyer në median e shkruar shqiptare dhe atë vizive përgjatë gjithë karrierës së tij.

Lumezi u nda para kohe nga jeta, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjarët, miqtë dhe kolegët e tij. Aristir Lumezi do të përcillet ditën e nesërme për në banesën e fundit.