Humb jetën turisti italian në plazhin e Zvërnecit 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Zvërnecit në Vlorë ku një turist ka humbur jetën.

Paraprakisht mësohet se turisti, mosha e të vilit nuk dihet ende, është futur për tu larë në det dhe nuk ka dalë më. Ai u nxorr nga ujërat nga qytetarët e pranishëm, por fatkeqësisht pa shenja jete. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar për vdekjen e turistit. Ndërkohë pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Paraprakisht dyshohet se turisti italian ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak.