Gjykata urdhëroi “KAYO-n” të kthejë materialet e sekuestruara, Klodiana Lala: Kjo është fitorja e gazetarit

Gjykata e Tiranës vendosi ditën e sotme të urdhërojë kompaninë “KAYO” të kthejë materialet e sekuestruara nga godina ku transmetonte televizioni News 24.

Në vendimin e sotëm gjyqtarja Alma Kodraliu tha se sekuestrimi i materialeve dhe sendeve të gazetarëve ishin të paligjshme, ndaj duhet bërë inventarizimi i tyre dhe të kthehen te gazetarët.

Gjithashtu u urdhërua largimi i ushtrisë dhe lirimi i hapësirave të Panorama Tv, që do të shfrytëzohen nga Focus Media Group për vijimin e transmetimit të televizionit informativ News 24.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe gazetarja Klodiana Lala, e cila shkruan se ky vendim është fitorja e gazetarit, pasi çdo material iu sekuestrua në mënyrë të padrejtë.

“Gjykata urdheroi KAYON te me ktheje kompjuterin bashke me cdo material qe mu konfiskua nga ushtria ne menyre arbitrare dhe te drejten per te kerkuar deshperblim. Kjo eshte fitorja e gazetarit”, shkruan ajo.