FOTOLAJM/ Rama me “fytyrën” e Ergys Agasit, pankartat “pikante” në protestën e PD para Kryeministrinë

“E Duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Kjo ka qenë thirrja që protestuesit kanë thirrur njëherazi para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë qytetarët mbajnë një sërë pankartash kundër Rëmës dhe Belinda Ballukut, pasi kjo e fundit është marrë e pandehur nga SPAK.

Në një pankartë shihet kryeministri Edi Rama me “fytyrën” e Ergys Agasit, biznesmeni i shpallur në kërkim pas skandalit me tenderët e AKSHI-t.

Ndërkohë në një tjetër pankartë shfaqet ish-zv.kryeminisrja Belinda Balluku, teksa krah imazhit të saj shkruhet:  “Karteli narko elektoral”.