Flakët “përpijnë” autobusin në dalje të tunelit të Kardhiqit, pasagjerët dalin të tmerruar

Një autobus në lëvizje është përfshirë nga zjarri paraditen e kësaj të shtune në dalje të tunelit të Kardhiqit. Mësohet se në autobus ishin pasagjerë, të cilët po udhëtonin nga Gjirokastra në drejtim të Sarandës.

Si pasojë e zjarrit të madh autobusi u shkrumbua plotësisht, por fatmirësisht pasagjerët kanë arritur që të dalin në kohë.

Të panikosur, banorët kanë dalë me shpejtësi dhe fatmirësisht asnjë nuk u lëndua. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shkak i flakëve dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa brenda janë djegur edhe sende personale të pasagjerëve. Nga policia nuk ka ende një njoftim për ngjarjen.