Enea Karakaçi është administratori i ri i OSHEE group, duke zëvendësuar në këtë detyrë Adrian Çelën, të cilit i mbaroi mandati.
Karakaçi ka një përvojë të gjatë në sektorin e energjisë, pasi më herët ka qenë jurist në Entin Rregullator të Energjisë në vitin 2012. Pas kësaj detyre, në viin 2013 është transferuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, fillimisht si specialist dhe më pas drejtor për sektorin e energjisë elektrike në këtë ministry.
Së fundmi, Enea Karakaçi ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE group.