Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Policia njofton se automjeti që drejtohej nga 34 vjeçari Alfons Bleta, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e Pogradecit.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin, çka ka çuar në aksidentin fatal.
“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën”, njofton policia.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.