EMRAT/ Goditet grupi kriminal, në pranga djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe 5 të tjerë

Policia ka goditur ditën e sotme një grup kriminal, ku janë arrestuar disa persona.

Mes tyre mësohet të jetë edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Personat e tjerë të vënë në pranga janë: Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Sokol Qaja, Gazmir Rraja dhe Përparim Rraja.

Ata akuzohen si grup i strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, teksa operacioni i policisë po vijon për të arrestuar pjesëtarë të tjerë të grupit.