Ambasada Amerikane ka uruar shqiptarët në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Në 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit në 1908, u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe, teksa në Shqipëri kjo ditë festohet për herë të parë zyrtarisht. Ambasada ka zgjedhur vargjet e Naim Frashërit për të uruar qytetarët shqiptarë.
“Kjo ditë shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe. Shqipëria po shënon për herë të parë këtë ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike kulturore dhe historike”, shkruan ambasada amerikane.