Dhurata Çupi shkëputet nga politika, emërohet drejtoreshë e përgjithshme “Focus Media News”

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi është emëruar drejtoreshë e përgjithshme e “Focus Media News”.

Çupit i është besuar një detyrë e re, teksa ajo nuk ia doli që të rizgjidhej deputete pais kandidonte në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës.

Ajo ka qenë deputete e Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës nga viti 2016-2025. Çupi ka qenë anëtare e Komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, anëtare e disa Komisioneve Hetimore Parlament are, nënsekretare e Nënkomisionit për Qeverisjen Vendore, anëtare e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, kryetare e Aleancës së Grave Deputete, anëtare dhe nënkryetare e Komisionit parlamentar për Ligjet, të Drejtat e Njeriut dhe Administratën Publike, si dhe trajnuese për Këshillin e Qeverisjes Vendore për Administrimin e Pronës Publike; kryetare e Këshillit Legjislativ, bashkëkryetare e Komisionit parlamentar për Reformën Territoriale, si dhe anëtare e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian.

Gjithashtu, Dhurata Çupi ka qenë drejtore e Drejtorisë Juridike pranë Bashkisë Tiranë, pedagoge e jashtme e lëndës “E drejta e qeverisjes vendore” në universitet, kryetare e Agjencisë së Inventarizimit dhe Trajtimit të Pronave Publike pranë Ministrisë së Brendshme, përgjegjëse e sektorit të ligjshmërisë në AITPP pranë Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe juriste e Drejtorisë Juridike pranë Bashkisë Tiranë.