Policia ka shpallur në kërkim Klesti Çelën, drejtorin e Mjedisit pranë IKMT, pasi dhunoi Fatmir Metën. Ky i fundit, drejtor i Ekzekutimit të Vendimeve në nspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) u dhunua nga Çela dhe tre persona të tjerë të paidentifikuar, të cilët janë shpallur në kërkim nga uniformat blu.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në ambientet e IKMT-së, ndërsa më herët dy drejtorët kishin pasur një konflikt verbal.
Situata më pas përshkallëzoi ku Meta u dhunua me qyta pistolete.
Burime për mediat bëjnë me dije se konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave. Sipas tyre, Fatmir Meta ka bllokuar mjetet e subjekteve që derdhnin dhera nëpër rrethinat e Tiranës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin Klesti Çela, pasi dyshohet se dje, së bashku me 3 shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Meta, drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së, në ambientet e këtij institucioni. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, njofton policia.