Dashnor Sula emërohet Kryeinspektor i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari shkon Prefekt i Tiranës

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula është emëruar si Kryeinspektor i Përgjithshëm.

Ai u rendit i pari mes rivalëve të tjerë pas konkurrimit për pozicionin që ishte shpallur vakant. Emërimi i tij në këtë detyrë ishte përfolur edhe më herët, por sot është bërë zyrtare pas përfundimit të konkurrimit.

Në këtë detyrë ai do të zëvendësojë Shkëlqim Hajdarin, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë.

Ndërkohë, edhe Hajdari është emëruar ditën e sotme si Prefekt i Tiranës. Pas dorëheqjes si Kryeinspektor i Përgjithshëm, tashmë kryeministri Rama e ka emëruar në një tjetër post.