Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë ka debatuar me ish-ministren Elisa Spiropali, të cilën e ka cilësuar si “viktimën më të parëndësishme” të Belinda Ballukut.
Ai tha se Spiropali gëzohej kur akuzohej Balluku, madje vinte me të bardha e veshur si nuse, pasi gëzonte se do të bëhej zv.kryeministre, por nuk ia priste mendja se kryeministri Rama do të zëvendësonte Ballukun me një tjetër “lubi” sipas tij, Albana Koçiun.
“Elisa, je viktima më e parëndësishme e lubisë, dhe më e merituara. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj (Ballukut) sikur të ishte korbë e zezë, në fakt aty afër është, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët. Po pse çfarë kujton ti, bar hante lubia?
Ndaj edhe nuk e ke nga Sali Berisha, e ke nga vetja jote. Jo që s’e mbroje, por përkundrazi, gëzoheshe se tani do bëheshe ti zv.kryeministre. Nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i lubisë (Albana Koçiu). Ja ku e ke klonin.
Nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj si lartësoi këtë klonin e lubisë, por e ke nga vetja jote. Se more përpjetë ti, iku lubia dhe ja, edhe të gjithë këta shihnin, “unë do jem lubia juaj”, thoshte kjo, dhe këta të dhanë atë që meritoje”, tha Berisha.