Berisha: Edi Rama është njeriu më i poshtëruar në skenën politike europiane, u bie në gjunjë si legen

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur para hyrjes në Kuvend, ku do të votohet mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Ai tha se kryeministri Rama sot është njeriu më i poshtëruar në skenën politike europiane, për shkak të akteve që ka kryer.

Sipas tij, në darkat e tij të neveritshme, ai shkon dhe u ulet në gjunjë si legen europianëve që të ndryshojnë mendim.

“Zgjidhja e krizës është largimi i njeriut më të poshtëruar sot në skenën politike europiane dhe perëndimore që quhet Edi Rama. Ai është njeriu i poshtëruar për aktet që ka kryer. Ai për të shpëtuar lëkurën e tij është i gatshëm të pranojë çdo poshtërim. Në darkat e tij të neveritshme shkon dhe u përkulet, u bie në gjunjë si legen për të kërkuar që të ndryshojë mendimi. Ky pra është Edi Rama dhe ta dinë shqiptarët”, tha ai.