Edhe pse vetë avokatët e Belinda Ballukut nuk patën asnjë pretendim se procesi ndaj saj ishte i motivuar politikisht, është Ulsi Manja ai që ka gjetur një lidhje mes politikës dhe denoncimeve ndaj ish-zv.kryeministres.
Në fjalën e tij para Grupit Parlamentar, ku po prezanton raportin e PS-së mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, Ulsi Manja tha se kallëzimet e para janë bërë nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe më pas nga deputeti Gazment Bardhi.
“Kur janë rënduar nevojat e sigurimit ose kur masat nuk janë respektuar/. Rasti i dytë përjashtohet në këtë rast pasi Balluku e ka respektuar. Nget vetëm rëndimi i masave të sigurimit për shtimin e episodeve të veprës penale, rrezikun e ikjes, kryerjen e një vepre më të rëndë penale apo prishjen e provave. Raporti i referohet këtyre kërkesave. Kuvendi nuk ka kompetencë të gjykojë fajësinë dhe as të zëvendësojë Gjykatën. Nuk gjykojmë fajësinë apo provat, por vlerësojmë respektimin e procedurave, nëse kërkesa është bërë me natyrë politike.
Fakti nëse kërkesa është bërë me natyrë politike, Balluku nuk pati pretendime për një kërkesë të motivuar politikisht, por Këshilli konstaton një fakt publik, kallëzimi i parë i bërë në gusht 2024 është bërë nga Lulzim Basha, ish kreu i PD. Kallëzimi i dytë është bërë nga Gazment Bardhi. Në 2025, procedimet janë bashkuar në një të vetme që mban një numër unik procedimi në bazë të të cilës po zhvillohen hetimet”, tha Manja.