Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë me 20 kilogramë kokainë.
Arrestimet u kryen gjatë një operacioni të befasishëm në rrugën shtetërore 675, afër kryqëzimit ‘Terni Ovest’.
Dyshuarit, të moshave 36 dhe 25 vjeç, po udhëtonin në dy makina të ndryshme dhe ishin të dyshuar për trafikun elëndëve narkotike
Gjatë kontrolleve, policia ghjeti 20 pako kokainë e ndarë në dy makina.
Ata ishin përdorur një sistem të sofistikuar fshehjeje me dhoma magnetizuara të aktivizuara me një pult, për të shmangur zbulimin. Hetimet treguan se sasia e drogës ishte e destinuar për qytetin e Ternit.
Dy shqiptarët ishin futur në Itali me vizë turistike dhe janë lënë në burg pas verifikimeve nga gjykata.
Mediat italiane shkruajnë se nëse sasia e kokainës do dilte në treg ajo do kapte shifrën prej 6 milionë euro. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e veprimtarisë kriminale për dy shqiptarët.