Aksident i rëndë në Vlorë, makina përmbyset në mes të rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.