SPAK vijon hetimet ndaj ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku, e cila po hetohet për 4 vepra penale.
Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka marrë sot në pyetje ish-drejtorin e KESH, Erald Elezi për dosjen “Balluku”. Ndërkohë në pyetje do të merret edhe ish-drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli.
Më herët SPAK zbuloi dy vila të ish-numrit dy te qeverisë, në Palasë dhe Dhërmi, të cilat Balluku i ka fshehur në emrin e ish-futbollistit të kombëtares, Igli Tare.
Sipas hetimeve të SPAK, njërën prej vilave, Balluku e përfitoi si ryshfet për 2 tenderë me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur drejtonte “Albcontrol”.
SPAK thotë se Balluku favorizoi kompaninë Eurocol në tenderat për rikonstruksionin e godinës së Albcontrol dhe në këmbim mori një vilë në bregdetin e Jonit, ne rezidencën “Ëhite Rocks”.
Vila 103 metra katrorë në në Dhërmi, e cila është vënë në sekuestro me urdhër të SPAK.
Vila e dytë e sekuestruar me urdhër të SPAK ndodhet në kompleksin “Green Coast” në Palasë. Ajo ka një sipërfaqe trualli prej 478 metrash katrorë, dy kate me sipërfaqe totale 271,2 metra katrorë dhe dy garazhe, përkatësisht 20 dhe 40 metra katrorë.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, vila dyshohet se është përfituar në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Alko Impex General Construction”, e cila u shpall fituese, së bashku me një kompani tjetër, në tenderin prej afro 30 milionë eurosh (me TVSH) për lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës.