Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosuar disa ndryshime në rang shefa komisariatesh.
Sipas vendimeve të reja, Luan Sinanaj largohet nga detyra e shefit të Komisariatit të Krujës dhe emërohet shef i Komisariatit të Pogradecit.
Në krye të Komisariatit të Krujës është emëruar Santiljano Ndreu, i cili më parë mbante detyrën e shefit të Krimeve në Komisariatin nr. 5 në Kamëz.
Ndërkohë, Gentian Dedej është emëruar shef i Komisariatit të Bulqizës.
Ndryshimet vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese në disa njësi vendore të policisë