Bllokohet përkohësisht aksi Kakavijë – Janinë, shkak bëhet protesta e fermerëve grekë

Protestat e fermerëve grekë nuk po ndalen, teksa sot ata kanë vendosur përshkallëzimin e tyre deri në bllokimin e rrugëve.

Policia Kufitare në Kakavijë ka njoftuar se si pasojë e protestës do të bllokohet lëvizja e automjeteve në aksin rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, nga ora 11:00 deri në orën 17:00, me orën shqiptare.

Do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore, ndërsa mjetet e tjera do të duhet të presin deri në përfundimin e protestës.