Një 27 vjeçare është arrestuar sot nga Policia në Kurbin pas një aksidenti me pasojë vdekjen që u regjistrua një ditë më parë.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga përfundoi Xh.N, e cila në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, dyshohet se aksidentoi shtetasin V. K., 75 vjeç. Ky i fundit ndërroi jetë për shkak të përplasjes fatale.
“U arrestua Xh. N., 27 vjeçe, banuese në Kurbin, e cila në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, dyshohet se aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin V. K., 75 vjeç”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.