Kombëtarja gati për Letoninë, Sylvinho çon në tribunë Myrto Uzunin dhe Maldin Kacurrin

Kombëtarja shqiptare e futbollit zbret mbrëmjen e sotme në fushën e stadiumit “Air Albania”, ku do të përballet me Letoninë në kuadër të Grupit K, për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026.

Sfida nis në orën 20:45 dhe konsiderohet vendimtare për ecurinë e kuqezinjve në rrugëtimin drejt Botërorit.

Trajneri Sylvinho ka përzgjedhur zyrtarisht 23 futbollistë, siç e kërkojnë rregullat e UEFA-s, nga 25 që ishin grumbulluar fillimisht.

Myrto Uzuni, një nga emrat më të spikatur të sulmit, mbetet jashtë për shkak të disa problemeve fizike. Jashtë listës mbetet gjithashtu Maldini Kacurri, i cili vetëm pak ditë më parë debutoi si titullar në miqësoren ndaj Gjibraltarit.

Lista zyrtare e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Strakosha, Dajsinani, Simoni
Mbrojtës: Balliu, Mitaj, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Aliji, Kumbulla
Mesfushorë: Asllani, Bajrami, Pajaziti, Laçi, Shehu, Çokaj
Sulmues: Manaj, Asani, Berisha, Shpendi, Daku, Hoxha, Broja

Kjo është lista e publikuar nga UEFA.

Atmosfera në kampin kuqezi është pozitive, ndërsa pritet që stadiumi të jetë i mbushur me tifozë, që do të përkrahin skuadrën drejt një fitoreje të rëndësishme.