Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku dy persona kanë dhunuar futbollistin egjiptian të Skënderbeut, Saleh Nasr.
Dy agresorët 23 vjeçarë, Vangjel Jovani e Thanas Veshi janë arrestuar nga policia, pasi goditën disa herë në kokë futbollistin, i cili ka marrë mjekimin në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që mësohet se janë proceduar penalisht edhe 3 persona të tjerë, të pranishëm në momentin e dhunës ndaj lojtarit të Skënderbeut.
Saleh Nasr u transferua nga Teuta te Skënderbeu këtë vit, teksa më herët kishte luajtur në Armeni. Ai luan si sulmues dhe ka qenë një nga lojtarët e spikatur të skuadrës korçare.