Lirohet Rexh Byberi, GJKKO i heq masën e arrestit kryebashkiakut të Tropojës

Gjykata e Posaçme ka hequr masën e sigurisë “arrest në shtëpi: kryebashkiakut të Tropojës, Rexh Byberi dhe nënkryetarit te bashkisë, Abedin Kërnaja.

Ata po hetohen nga SPAK për 3 vepra penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Sipas hetimeve të SPAK, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Byberi dhe nënkryetarin e bashkisë Abedin Kërnaja, kanë shkelur ligjin në miratimin e dy vendimeve në Këshillin Bashkiak për ndërtimin e rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 277 milionë lekësh.

Tashmë, atyre iu është caktuar  detyrimi për t’u paraqitur një herë në muaj në organet kompetente, deri në mbylljen e hetimeve.