Dërgohet në SPAK telefoni që përdorte Laert Haxhiu në burgun e Drenovës

Pas sekuestrimit të celularit të Laert Haxhiut në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, aparati është dërguar në laboratorin digjital të Prokurorisë së Posaçme.

Autoritetet do analizojnë të dhënat dhe komunikimet e mundshme të “të fortit” të Lushnjës. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjës”, ndërsa pas ekstradimit nga Greqia, ai do të përballet edhe me një proces të veçantë gjyqësor si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në të paktën 17 ngjarje të rënda në vend.

Episodi i këtyre ngjarjeve është zbuluar nga Artan Tafani, i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë dhe ka rrëfyer ngjarjet kriminale.

Prokuropria e Posaçme dyshoh se Laert Haxhiu ka mbajtur konktakte me persona të përfshirë në botën e krimit, duke vijuar aktivitetin kriminal edhe nga qelia.

Ky dyshim ka shtuar kërkesat për masa më të rrepta sigurie ndaj tij, përfshirë mundësinë e izolimit në regjimin special “41-bis”.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa ekspertët e laboratorit digjital pritet të zbërthejnë të gjitha të dhënat e mundshme nga celulari i sekuestruar, që mund të hedhin dritë mbi komunikimet, urdhrat apo bashkëpunimet e mundshme që Haxhiu ka pasur nga brenda burgut.