Ra nga kati i tretë i banesës, ndërron jetë një person në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një 51 vjeçar ka humbur jetën. Polica e Vlorës sqaron në një njoftim zyrtar se në lagjen “Kushtrimi”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i banesës dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi I. D., 51 vjeç

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori për dy raste, konkretisht: në lagjen “Kushtrimi”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i banesës dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi I. D., 51 vjeç”, bën me dije Policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.