Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka miratuar masë disiplinore ndaj Kledian Llaho, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
KLGJ ka vendosur masën “Vërejtje publike”, ndaj prokurorit.
Një ditë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për procedim disiplinor ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës Kledian Llaho.
Hetimi disiplinor i ILD-së ndaj magjistratit ka nisur bazuar në ankesën e një qytetareje, të paraqitur përmes formularit online në faqen e ILD-së, me pretendimin për zvarritje të hetimit të procedimit penal nga ana e prokurorit.
Përfaqësuesit e ILD-së pretenduan në seancën e 10 janarit se Llaho kishte bërë shkelje të rëndë disiplinore dhe kërkuan të caktohet masa e uljes së pagës në masën 40% për një periudhë njëvjeçare, por KLP vendosi t’i japë vërejtje publike.
Llaho i cilësoi të pabazuara konstatimet dhe kërkimet e ILD-së dhe procesin disiplinor të ngritur ndaj tij për zvarritje e hetimeve, si fyes.