Një aksident i trefishtë ndodhi mëngjesin e së premtes në superstradën Lezhë-Milot, ku janë përplasur një autobus që transportone nxënës dhe dy makina të tjera.
Aksidenti i trefishtë u regjistrua pranë kryqëzimit të Rrilës. Për fat të mirë, nuk ka persona të lënduar dhe nxënësit që ndodheshin në autobusin e aksidentuar kanë vijuar rrugën me mjete të tjera transporti.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.