Debate ka pasur sot në Kuvend teksa pritet që të votohet nen për nen projektbuxheti 2025. Teksa ishte duke folur ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deputeti demokrat, Bledjon Nallbati ka vendosur te Foltorja një pankartë ku bëhej krahasimi mes Shqipërisë dhe Serbisë në lidhje me fondet e IPARD.
Nuk munguan edhe akuzat në drejtim të Denajt, me Gazment Bardhin që iu drejtua me termin hajdute, ministres.
Hajdutë që vidhni dhe lekët e BE, i merrni i fusni në xhep’, tha ai.
“Mua s’ka guxim askush të më thotë hajdute!”- iu përgjigj Denaj, deputetit të PD.
Kujtojmë se teksa Shqipëria ndodhet në fazën e pezullimit të fondeve IPARD 3 për shkak të hetimit të ndërmarrë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Serbia ka përfituar fondin e parë prej 288 milionë euro për fermerët e saj.