EMRI/ Ngjarje e rëndë në Kurbin, punonjësi bie në makinerinë e përpunimit të inerteve dhe vdes, pronari shpallet në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Skuraj të Kurbinit ku një 61 vjeçar ka vdekur tragjikisht në vendin e punës.

Mësohet se Fatmir Haxhiu ka qenë duke punuar kur aksidentalisht ka rënë në pjesët e makinerisë së përpunimit të inerteve në lumin Mat duke marrë plagë të rënda.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësorë në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve që kishte marrë, duke ndërruar jetë.

Policia ka bllokuar aktiviteten e lavatriçes së përpunimit të inerteve në shtratin e lumit Mat dhe ka shpallur në kërkim pronarin. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.