I shpëtuan luftës në Gaza, riatdhesohet familja shqiptare

Një lajm i mirë ka ardhur për një familje shqiptare, të cilët i shpëtuan luftimeve në Gaza.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka njoftuar se një familje shqiptare nga Gaza sapo është riatdhesuar.

Operacioni sfidues ka përfunduar me sukses në mesditë, teksa familja me gjashtë anëtarë pritet t’i bashkohet pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në fillim të muajit, në Shqipëri.

“Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji. Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit. Mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces.” – shkruan Ministri Hasani.